Bejko: Basha, kryetar i dobët? Ta shikojmë!

I ftuar në emisionin “3D”, nënkryetari i PD-së Roland Bejko tha se kësaj radhe kreu i PD-së Lulzim Basha e ka sfidën me qytetarët.
Sipas Bejkos, Basha vjen me bindje dhe synime të qarta ndryshe nga koha me Berishën.
“Lulzim Basha sfidën e ka jo thjesht me militantët, por më shumë me qytetarët. Në këtë epokë të re të tij, por pa Sali Berishën nëse do të jetë i njëjti Bashë, me të njëjtin metodë, mentalitet qe ka qenë edhe në kohën që ishte me Berishën, atëherë për shqiptarët nuk do të thotë asgjë. Lulzim Basha është i interesuar të shpikë vetvetën, të shfaqët si vetvetja të jetë i lire të bëjë gjera me bindje.
Në një emision që ka qenë i ftuar pyetur nëse do të futen në zgjedhje dhe Basha i tha Po , sepse unë dua të qëndroj larg bojkoteve. Por, dy ditë më vonë ka dalë Berisha dhe tha tërësisht të kundërtën e fjalimit të Bashës. Ky qëndrim tregon shumë.
Sot është kryetar i dobët, këtë do ta shikojmë pas zgjedhjeve. Unë do ta mbështes që të arrijmë objektivat politikë”, u shpreh Bejko.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




