Bejko: Bylykbashi, kundër propozimit tonë. Bashkëkryetari s’ka rol në Komision

Politikë | 3 vite më parë

Ndalur tek kërkesa e deputetëve të Rithemelimit për largimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar të Komisionit dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylybashin, Bejko tha në emisionin “3D” se Bylykbashi është njëri nga ata që ka kundërshtuar propozimet e PD-së.

“Bylykbashin, që këta duan ta bëjnë kryetar ka qenë më i flakti duke dhënë argumenta edhe në emisione televizive se pse nuk duhet ky sistem që ne propozojmë sot. Berisha po Ashtu ka thënë se ka qenë kundër këtij sistemi që propozojmë sot”, tha Bejko.

Gjithsesi për vendimet përfundimtare, Bejko tha se bashkëkryetari s’ka rol në Komision pasi merret vetëm me anën e administrimit.

“Nuk ka ndonjë rol të madh kryetari për të vendosur veton. Kryetarët kanë kompetenca të administrimit të Komisionit, por jo të vendosjes përfundimtare të rezultatit të bisedimeve.

Ne si PD kemi 2 ose 3 deputetë. Përveç Gazment Bardhit dhe Oerd Bylykbashit që Oerdin e përjashtoi Gazi, këtë të fundit e përjashtuam ne”, tha Bejko.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme