Belgjika, Martinez: Lukaku po bën përparime, do jetë 100% vetëm

Roberto Martinez bëri një vlerësim të gjendjes së Romelu Lukakut. “Ai po bën përparim, por ne do të na duhet ende kohë për ta parë atë 100% – tha trajneri i Belgjikës gjatë një konference për shtyp disa ditë para debutimit të tij në Kupën e Botës – Jemi duke ndjekur programin dhe mendoj se ai do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e parë kundër Kanadasë që nga fillimi”.
Martinez foli më pas për një Lukaku në top formë për fazën eliminatore: “Pas fazës së grupeve do të fillojë një Botëror tjetër dhe besoj se në atë moment Romelu do të jetë gati. Në ato ndeshje ai do të bëhet një faktor për ne”.
Belgjika përfshihet në Grupin F me Kanadanë, ndaj të cilës do të debutojnë më 23 nëntor, Marokun dhe Kroacinë, me të cilët do të përballet përkatësisht më 27 nëntor dhe 1 dhjetor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



