Berisha bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare e Kuvendit

Me kërkesë të grupit parlamentar demokrat, Kuvendi ka ndërprerë sërish punimet por këtë herë për 5 minuta.
Shkak për këtë shtyrje është bërë fjala e mbajtur në foltoren e Kuvendit nga kryedemokrati Sali Berisha, teksa kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi interpelancën e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
“Sipas rregullores nëse nuk e merrni fjalën, interpelanca quhet e kryer. Z.Berisha në këtë rast nuk keni të drejtën e fjalës për replikë, ishim në proces votimi. Mos prishni seancën”, deklaroi Peleshi duke i bërë thirrje deputetes Zhupa të merrte fjalën në Kuvend.
Pas bllokimit të foltores nga ana e kryedemokratit, grupi parlamentar demokrat kërkoi ndërprerjen për 5 minuta të seancës, kërkesë kjo e pranuar nga Peleshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




