Berisha flet për projektin në Zvërnec: Investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e Shqipërisë

Politikë | 5 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi investimin e planifikuar në Zvërnec si ndër më seriozët që Shqipëria ka njohur në 13 vitet e fundit, duke akuzuar Partinë Socialiste se po tenton të pengojë realizimin e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha theksoi se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e vendit dhe se PD ka qenë gjithmonë mbështetëse e tyre.

Ai rikujtoi periudhën e qeverisjes së demokratëve, kur sipas tij u garantuan projektet më të mëdha në historinë e Shqipërisë, si Trans Adriatic Pipeline, Kaskada e Devollit dhe Kaskada e Fanit, me një vlerë totale prej 12 miliardë eurosh.

“Tani po largohem për shkak të mëkateve të mia’, sepse kemi të bëjmë me një zinxhir të pafund hipokrizie. Njësoj si duart e kapura në qark. Erdhi sot këtu? U shfaq? Ku është? Ku e keni? I dha një mbështetje këtij tjetrit këtu dhe vazhdoi mashtrimin e tij., Por, në gjithë këtë histori, çfarë kemi? Investitori i vetëm i huaj në 13 vite po përballet me përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria. Po jua them qartë: prej 13 vitesh nuk ka asnjë investitor të huaj të rëndësishëm në tokën shqiptare.” tha ai.

Duke rikujtuar periudhën e qeverisjes së PD-së, Berisha theksoi se gjatë viteve 2008–2013 u garantuan investimet më të mëdha në historinë e vendit.

 “Vetëm në fushën e energjetikës, 12 miliardë euro. Projekti i Trans Adriatik, Kaskada e Devollit, Kaskada e Fanit. Nga 2008 në 2013 investimet u variuan nga 1.2 në 1.4 miliardë euro,” tha ai, duke e cilësuar këtë si një periudhë të artë për investimet e huaja.

Kreu i PD-së akuzoi mazhorancën se po tenton të marrë aksionet e investitorit në aeroportin e Vlorës.

Ai u ndal edhe tek protestat e banorëve në Zvërnec, duke denoncuar mënyrën se si një qytetar u rrëmbye gjatë protestës paqësore.

“E rrëmbyen barbarisht, dhe tani komunikatat thonë se ishte futur në territor, kur videot treguan se ishte jashtë. Po sa herë e keni bërë me protestuesit paqësorë në Tiranë?” – tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme