Berisha mesazh urimi për Kurban Bajramin: Le t’i lutemi Zotit që çdo sakrificë të pranohet dhe të kthehet në mbarësi për kombin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij, Berisha uroi që sakrificat e qytetarëve shqiptarë të pranohen dhe të kthehen në mbarësi, shëndet dhe sukses për familjet dhe kombin.
“Gëzuar Kurban Bajramin! Miq, sot besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin. Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Bajramin tjetër më mirë ta festojmë. Gëzuar!”- shkruan në mesazhin e tij kryetari i PD, Sali Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




