Berisha nga “Foltore”: Protesta është rruga e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi

Politikë | 6 muaj më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Foltoren para Kryeministrisë ditën e sotme, akuzoi qeverinë Rama si një regjim kriminal të lidhur me korrupsionin, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi.

Berisha përshëndeti protestuesit e 8 majit, duke i quajtur forca e shpresës dhe elita e kombit, dhe theksoi se tubimet e opozitës përfaqësojnë rezistencë ndaj asaj manipuliimit të zgjedhjeve dhe kapjes së shtetit.

Berisha ngriti akuza për korrupsion në projekte publike dhe infrastrukturë, duke përmendur shifra të mëdha financiare të abuzuara në disa projekte, si inceneratorët dhe rrugët. Sipas tij, këto keqmenaxhime kanë thelluar varfërinë dhe kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij u kritikua dhe evidentua edhe gjendja ekonomike e pensionistëve dhe rritja e çmimeve, ndërsa u theksua se Shqipëria po përballet me emigracion masiv dhe krizë demografike.

Berisha u shpreh se protesta është paqësore dhe se opozita do të vazhdojë “betejën deri në fitore”, duke e paraqitur si një përpjekje për “shpëtimin e vendit” dhe për integrimin europian të Shqipërisë.

Në fund, lideri demokrat përsëriti thirrjen për vazhdimin e protestave dhe rezistencës politike, duke e mbyllur me mesazhin se opozita nuk do të ndalet deri në ndryshim të qeverisjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme