Berisha rikonfirmohet kryetar i PD-së me 37,341 vota pro, Vokshi: Procesi transparent

Politikë | 5 muaj më parë

Partia Demokratike ka përmbyllur sot, më 23 maj, referendumin për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të selisë blu. Procesi i votimit u zhvillua me një kandidat të vetëm dhe u karakterizua nga pjesëmarrje e gjerë e anëtarëve të PD-së në të gjithë vendin. 

Sipas të dhënave të shpallura nga komisioni, Berisha është rikonfirmuar kryetar me 37,341 vota pro nga gjithsej 39,441 pjesëmarrës. 

Në një komunikim për mediat, kryetarja e Komisionit të Organizimit, Albana Vokshi, bëri të ditur rezultatet paraprake: 

 “Sot, më 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike. Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike.   Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon. 

 Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441. 

 Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902. 

 Vota të pavlefshme 539. 

 Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341. 

 Vota kundër 1,055. 

 Vota abstenim 506. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme