Berisha: Tare është një fitues, i duhuri për Milanin

Gjatë intervistës së dhënë për TuttoMercatoWeb.com, ish-portieri i Lazios, Etrit Berisha, ka folur për ardhjen e Igli Tares te Milani, një drejtues që e njeh mirë pasi ishte ai që e bindi të zgjidhte Lazion në vitin 2013.
A është ai njeriu i duhur për Milanin?
“Ai fitoi shumë me Lazion dhe të mos harrojmë se ishin afër fitimit të titullit edhe në 2019. Nëse ai shkon në Milano, jam i sigurt se do t’u japë kuqezinjve një dorë të madhe”.
Cilët janë lojtarët më të fortë që keni parë të sjellë në Romë?
“Që kur kam ardhur, kanë ardhur shumë. Felipe Anderson, De Vrij, Milinkovic-Savic, Immobile. Këta janë vetëm disa emra që më vijnë ndërmend tani. Më pas shtoj një që ishte vërtet shumë i mirë, por që nuk arriti të tregohej: Ravel Morrison”.
Çfarë ju bindi për të më vonë, si menaxher?
“Për lëvizjet në merkato që ka bërë, të gjithë e dinë se sa i mirë është, veçanërisht ato me kosto të ulët. Por gjëja e rëndësishme që dua të nënvizoj është se ai jeton së bashku me ekipin. Ai është dikush me personalitet, nëse sheh dikë nën nivel, nuk ka frikë t’i thotë gjërat ashtu siç janë. Pastaj për aftësinë dhe zgjedhjen e rrugës që duhet ndjekur dhe fjalët e duhura për t’u përdorur që duhen për të përmirësuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




