Besëlidhja, sa pranë titullit kampion

Basketboll | 2 vite më parë

Besëlidhja është vetëm një hap larg titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa këtë të hënë, kjo në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” Durrës, ka mundur Teutën me 52 pikë diferencë. 123-71 për Besëlidhjen në një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Perioa e parë ishte e ekuilibruar me Besëlidhjen, që ka fituar me katër pikë diferencë, 23-19. E dyta 26-16 për Besëlidhjen, që në pushim ka kryesuar 49-35. Pas pushimit, skuadra lezhjane vazhdon ta thellojë avantazhin, teksa ka fituar periodën e tretë, 38-19 dhe në total 87-54. E fundit 36-17 dhe përfundimisht 123-71

Finalja e tretë për titull kampion, që do të mund të shpallë Besëlidhjen kampion, do të luhet të enjten në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme