Bilanci i dëmeve nga zjarret në Delvinë, 9.5 miliardë lekë sipas vlerësimit paraprak. Më e prekur bujqësia
Pas situatës së vështirë me zjarret gjatë muajve korrik dhe gusht, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në Bashkinë e Delvinës, kryesisht në bujqësi dhe në banesa, bashkia ngriti menjëherë katër grupe konstatimi për të evidentuar situatën.
Tashmë është mbledhur grupi i vlerësimit të dëmeve, i cili ka arritur në një vlerësim paraprak prej afërsisht 9.5 miliardë lekësh.
“Kemi mbaruar procesin e konstatimit të dëmit të shkaktuar nga zjarret në Bashkinë e Delvinës dhe është ngritur grupi i vlerësimit të dëmeve. Sipas vlerësimit paraprak dëmi shkon në rreth 9.5 miliardë lekë”, u shpreh Anefi Braho, Përgjegjës i Emergjencave Civile në Delvinë
Menjëherë pas vlerësimit të saktë të dëmeve, pritet që qeveria t’u vijë në ndihmë banorëve që pësuan dëme, duke garantuar mbështetje për rimëkëmbjen e tyre.
“Sapo të mbarojnë këto vlerësime dhe të analizohen nga qeveria, besoj se do të fillojë edhe dëmshpërblimi në banesat e pastaj blegtori e bujqësi. Dëmi më i madh është shkaktuar në bujqësi ku arrin në rreth 7miliardë lekë”, tha Braho.
Me ndihmën e qeverisë dhe mbështetjen nga institucionet lokale, banorët e Delvinës do të kenë mundësi të rikuperojnë humbjet, të rindërtojnë pronat e dëmtuara dhe të rikthejnë normalitetin në jetën e tyre të përditshme.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




