Blendi Gonxhja betohet si ministër i ri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit: Projektet e nisura do të vijojnë me sukses

Politikë | 1 vit më parë

Blendi Gonxhja është betuar sot në Presidencë si ministër i ri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke marrë kështu një pozicion kyç në kabinetin qeverisës të Kryeministrit Edi Rama. Ky hap vjen pas miratimit të programit të ri qeverisës në Kuvend dhe betimit të 16 ministrave të rinj.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja shprehu mirënjohjen e tij për besimin e kryeministrit, duke e quajtur detyrën një sfidë të re. Ai theksoi se “objektivi i tij është që Shqipëria të shndërrohet në një qendër evropiane të kulturës, sportit dhe mikpritjes deri në vitin 2030”, ku “historia bashkëjeton me të renë, ku identiteti kombëtar na bashkon dhe ku talenti e dija shkëlqejnë.”

Gonxhja falënderoi gjithashtu Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për dekretimin, si dhe kolegët e tij në ish-ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilën ai e drejtoi për 19 muaj. Ai u shpreh i bindur se projektet e nisura do të vijojnë me sukses.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme