Blinken i bie kitarës në Kiev, Sekretari i Shtetit iu bashkua një grupi muzikor në një lokal në Ukrainë

Botë | 2 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken, që ishte në Kiev këtë javë, ka premtuar mbështetjen e palëkundur të SHBA ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë.

Ai iu bashkua një grupi muzikor vendas në skenën e një lokali të nëndheshëm në Kiev dhe luajti në kitarë këngën “Rockin’ in the Free World” të Neil Young, një himn roku i publikuar në vitin 1989 pak para rënies së Murit të Berlinit. “Ushtarët tuaj, qytetarët tuaj – veçanërisht në verilindje, në Harkiv – po vuajnë jashtëzakonisht shumë. Por të gjithë duhet ta dinë, se Shtetet e Bashkuara janë me ju, dhe pjesa më e madhe e botës është me ju.

Ata po luftojnë jo vetëm për një Ukrainë të lirë, por për botën e lirë dhe bota e lirë është gjithashtu me ju”,- tha Blinken përpara se të luante këngën. Blinken ndoqi pjesën më të madhe të këngëve të grupit muzikor përpara se këngëtari kryesor ta prezantonte atë si një “mik të madh të Ukrainës”. Më pas ai u bashkua me ta në skenë për të luajtur refrenin e këngës “keep on rockin’ in the free world”. Kënga u interpretua për herë të parë kur Bashkimi Sovjetik po përfshihej nga protestat dhe më pas u shpërbë. Në atë kohë shumë vende, përfshirë Ukrainën, fituan pavarësinë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme