Bllokimi i konstituimit të Kuvendit, Kurti: Zgjidhja është votimi i fshehtë, opozita e bllokon qëllimisht

Kosovë | 1 vit më parë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka akuzuar opozitën se është përgjegjëse për bllokimin e qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, e vetmja zgjidhje për këtë situatë është votimi i fshehtë, kërkesë që hedhur poshtë nga partitë opozitare.

Lidhur me kandidaturën e Vetëvendosjes për emërimin e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, Kurti tha se problemi nuk qëndron te emri, por se opozita po vepron në dëm të shtetit të Kosovës.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. Përgjigjja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, ka theksuar Kurti, komente që i bëri pas konferencës vjetore shkencore të “Javës së Albanologjisë”.

Një ditë më parë seanca për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish, ku nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për ngritjen e një komisioni për votimin e fshehtë.

Seanca e radhës së Kuvendit do të zhvillohet më 27 maj. Deri më tani partitë politike nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme