Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

Aktualitet | 4 muaj më parë

Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Gjatë kontrolleve në gjirin e Sarandës dhe në Ksamil u bllokuan dy mjete lundruese, tip Jet Ski, ndërsa drejtuesit e tyre u gjobitën me nga 500 mijë lekë secili.

Sipas policisë Sarandë, mjetet kishin hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën e tyre. Për të shmangur incidentet me pasoja në det, policia u bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme