Bllokohet kalimi hekurudhor në Sukth, akset rrugore që duhen shmangur që nga mesnata

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia Bashkiake e Durrësit ka njoftuar të enjten se kalimi hekurudhor te Fusha Sportive në Sukth do të jetë i bllokuar totalisht për shkak të punimeve në infrastrukturën hekurudhore. Ky bllokim do të ndodhë të enjten dhe të premten, në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar nga drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë alternative.

Në një postim në rrjetet sociale, Policia Bashkiake informon se punimet do të kryhen në kuadër të rikonstruksionit të linjës hekurudhore Durrës–Tiranë dhe ndërtimit të linjës së re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Bllokimi i kalimit hekurudhor në kilometrin 10+418, që lidh segmentin rrugor Sukth–Kullë dhe anasjelltas, do të jetë në fuqi nga ora 00:00 deri në 04:00 të mëngjesit, në datat 28 dhe 29 gusht 2025.

Policia Bashkiake u bën apel drejtuesve të automjeteve që përdorin këtë segment, veçanërisht ata të njësive administrative Sukth, Manëz dhe Ishëm, që të shmangin rrugën gjatë orareve të përmendura.

Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për të mbikëqyrur dhe kontrolluar trafikun, duke siguruar një qarkullim sa më të qetë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme