Bllokohet paketa e 18 e sanksioneve të BE, Hungaria dhe Sllovakia kundërshtojnë embargon energjetike ndaj Rusisë

Botë | 1 vit më parë

Udhëheqësit evropianë nuk arritën të bien dakord për paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë gjatë takimit të Këshillit Evropian mbrëmjen e djeshme në Bruksel. Hungaria dhe Sllovakia mbajtën qëndrimin e tyre kundër, duke refuzuar propozimin për ndalimin gradual të importeve të energjisë nga Rusia.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi se Hungaria dhe Sllovakia janë “një ekip”, duke theksuar: “Nuk mund ta pranojmë propozimin e BE-së që të mos blejmë më naftë dhe gaz rus.”

Ndërkohë, gjatë natës, Rusia kreu një tjetër sulm të gjerë ndaj Ukrainës, duke lëshuar mbi 350 dronë dhe tetë raketa, kryesisht mbi qytetin perëndimor Starokostiantyniv, ku ndodhet një bazë e rëndësishme ajrore e forcave ukrainase.

Megjithatë, liderët e BE-së arritën një marrëveshje mbi qasjen e tyre në negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi: “Mesazhi ynë sot është i qartë – ne jemi gati për një marrëveshje.”

Ajo paralajmëroi se, në rast se nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme, BE është e përgatitur të veprojë: “Të gjitha opsionet mbeten në tryezë – dhe ne do të mbrojmë interesin evropian sipas nevojës.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme