Bodo-Juve, luhet në temperatura të ulëta

UEFA Champions League | 11 muaj më parë

Ndeshja e Juventusit në transfertë në Ligën e Kampionëve rrezikon të shndërrohet në një ekspeditë në “territor armiqësor”. Nesër në mbrëmje (e martë, 25 nëntor), treqind kilometra në veri të Rrethit Arktik, bardheznjtë jo vetëm që do të kërkojnë të mposhtin Bodø/Glimt, por pothuajse me siguri do të përballen edhe me kushte ekstreme të motit. Një paralajmërim i plotë për motin është në fuqi në Aspmyra Stadion, rreziku i borës është jashtëzakonisht i lartë dhe mund të ndikojë ndjeshëm në ndeshje.

Parashikimi i motit: borë gjatë ndeshjes dhe erëra polare. Sipas parashikimeve të fundit, reshje të dendura bore do të godasin qytetin e Bodos gjatë orëve vendimtare të ndeshjes, e cila fillon në orën 21:00.

Temperaturat do të luhaten midis -1°C dhe +1°C, por ndjesia do të jetë shumë më e ftohtë. Me erëra të forta perëndim-jugperëndim, temperatura mund të bjerë në minus 10 gradë Celsius. Bora pritet të bjerë me dendësi të madhe, veçanërisht në fillim dhe në fund të ndeshjes, duke e bërë të pasigurt dukshmërinë dhe stabilitetin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme