Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

Botë | 3 muaj më parë

Ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, ka deklaruar se Irani “po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit”, duke kërcënuar të drejtën ndërkombëtare detare dhe duke paraqitur një rrezik serioz për shtetet arabe të Gjirit.

“Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare, e cila duhet të jetë e hapur për kalimin e pafajshëm të të gjitha anijeve tregtare.

Ajo që po përpiqen të bëjnë [iranianët] është të vendosin hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit. Kjo shkel një parim themelor të lirisë së deteve për SHBA-në.

Dhe për shtetet arabe të Gjirit, unë mendoj se do të ishte krejtësisht e papranueshme që fati i tyre të vihet në duart e Teheranit”, u shpreh Bolton për Al Jazeera-n.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme