Bora dhe shiu përfshijnë vendin, Rama: Strukturat në terren për të garantuar lëvizjen

Reshjet e dendura të borës dhe shiut kanë përfshirë sot zonat malore të vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Për të garantuar lëvizjen e sigurt, strukturat përgjegjëse kanë intensifikuar punën në terren.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje në rrjetet sociale nga puna e ekipeve në veri të vendit, ku po kryhet pastrimi i akseve rrugore nga bora dhe shpërndarja e kripës për të shmangur ngricat.
Ai theksoi se strukturat janë në gatishmëri maksimale për të përballuar kushtet atmosferike të vështira.
“Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri,” u shpreh Rama.
Kujtojmë gjithashtu se, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia e Shtetit u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat e prekura nga reshjet dhe të respektojnë distancat e sigurisë.
Institucionet përgjegjëse kanë siguruar se do të vijojnë punën pa ndërprerje për të mbajtur të hapura akset kryesore dhe për të garantuar lëvizjen e qytetarëve në kushte të sigurta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




