Bordi i Paqes, analisti Ilir Aliaj: Shqipëria kontribuon në stabilitet dhe siguri globale

Aktualitet | 9 muaj më parë

Kuvendi miratoi sot (22 janar) aderimin e vendit në Bordin e Paqes, një mekanizëm ndërkombëtar i fokusuar në promovimin e paqes globale dhe menaxhimin e krizave rajonale. Analisti i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, i pranishëm në studion e emisionit “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, tha se Bordi i Paqes ishte fillimisht pjesë e planit amerikan për paqen në Gaza, por që tashmë po shtrihet për të adresuar edhe kriza të tjera ndërkombëtare.

“Sot do të nënshkruhet në Davos pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes. Bordi nisi si pjesë e planit amerikan për paqen në Gaza, por po i tejkalon kufijtë e Gazës dhe SHBA po kërkon që ky bord të jetë një bord që do luaj rol edhe në zbutjen e krizave ndërkombëtare  të tjera, pra e kalon Gazën dhe këtu lindin ato diskutimet a do zëvendësohet OKB apo jo. Kur Trump e shpalli Bordin e Paqes, ai tha kam patur pritshmëri nga OKB, por ato nuk janë realizuar asnjëherë”, tha ai.

Aliaj theksoi se roli i Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është i dokumentuar qartë në raportet e Komisionit Europian, të cilat që nga viti 2002 kanë dhënë vetëm vlerësime pozitive për vendin tonë.

“Ne duhet t’i bazohemi raporteve të shkruara. Raporti më i mirë që mund të flasë për rolin e Shqipërisë është ia i Komisionit Europian dhe Shqipëria, që nga viti 2002 kur kanë filluar  këto raporte, Shqipëria ka vetëm nota pozitive. Shqipëria është shumë e angazhuar si në marrëdhëniet ndërkombëtare për të ruajtur stabilitetin, pro edhe me fqinjët dhe jep një kontribut shumë të mirë për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë. Vitin që shkoi Shqipëria ka arritur të plotësojë 2% për mbrojtjen sepse kemi bërë edhe disa blerje shumë të rëndësishme të pajisjeve ushtarake që duhen për sigurinë kombëtare”, deklaroi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme