Borrell: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, vetëm me dialog

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se gjatë Konferencës së Sigurisë në Muhih, ka pasur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Borrell, në një postim në platformën X, ka shkruar se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kalon përmes “Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
“Stabilitet i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Borrell në X.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




