Botërori i Klubeve 2025/ Arbitrit të skandalit të dorës së Cucurella-s i besohet çerefinalja mes PSG-së dhe Bayern-it të Mynihut

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

FIFA ka vendosur që të besojë në duart e  Anthony Taylor një ndeshje të një rëndësie të madhe siç është ajo mes PSG-së dhe Bayern-it të Mynihut, e vlefshme për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.  

Arbitri anglez nuk është harruar ende nga tifozët gjermanë për vendimin që mori gjatë Euro 2024-ës kur vendosi të mos akordonte penallti në favor të organizatorëve, të cilët kërkuan dënimin maksimal për prekjen e dukshme të topit me dorë në zonë nga Marc Cucurella.

Ndeshja do të luhet nësër në orën 18:00 në Atlanta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme