Botërori 2026, kartonët e verdhë anulohen pas fazës së grupeve dhe çerekfinaleve

Botërori 2026 vjen me risi, jo vetëm sa i takon numrit të skuadrave pjesëmarrëse. Përveçse do të jetë eventi me më shumë skuadra në historinë e Kupës së Botës, do të ketë të reja të veçanta edhe sa i takon teknologjisë, apo rregullave të lojës.
Për herë të parë do të anulohen kartonët e verdhë pas ndeshjeve të fazës së grupeve në këtë Botëror. Po ashtu, kartonët e verdhë zerohen edhe pas ndeshjeve çerekfinale. Lajmi është mësuar nga burime jo zyrtare pranë FIFA-s dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Me këtë ndryshim, lojtarët do të kenë një shans më shumë për të mos humbur ndeshje të rëndësishme të kompeticionit, sidomos kur bëhet fjalë për kombëtare të ashtuquajtura “të vogla”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




