Botërori, goli me gjuajtjen më të fortë mban firmën e meksikanit

Uncategorized | 4 vite më parë

Në fazën grupeve dhe në 16-shes të Kupës së Botës në Katar, goli i shënuar me goditjen më të fuqishme ishte i meksikanit Luis Chavez. Nga një goditje e lirë, me një shpejtësi prej 121.69 kilometra në orë, nga një distancë prej 29.19 metrash nga porta, Chavez shënoi golin e fitores momentale 2-0 ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen e fundit të Grupit C, që më pas përfundoi 2- 1. Një gol, megjithatë, që nuk e ndihmoi kombëtaren e tij të kualifikohej në ndeshjet eliminatore.

FIFA kujtoi se “Al Rihla, topi zyrtar i Adidas për turneun, përmban teknologji që ndihmon në mbajtjen e gjurmëve të këtij lloji të të dhënave”. Ndër të tjera, u raportua se goli nga distanca më e largët nga porta, 32.85 metra, ishte ai me të cilin marokeni Hakim Ziyech zhbllokoi ndeshjen kundër Kanadasë (më vonë përfundoi 2-1 për afrikanët), e vlefshme për të tretën dhe të fundit të grupit F.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme