Botërori i Klubeve: Interi debuton me barazim, fitore historike për Mamelodi Sundowns

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Në stadiumin “Rose Bowl” në Pasadena, Interi barazon 1-1 në debutimin në Kupën e Botës për Klube kundër Monterrey. Meksikanët marrin epërsinë në minutën e 25-të, falë Sergio Ramosit zikaltërit barazojnë me Lautaron. Asllani e nisi si titullar këtë takim dhe luajti për 68 minuta.

Trajneri Chivu nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në debutimin zyrtar në krye të Interit. Zikaltërit kontrolluan ndeshjen, por nuk arritën që të shfrytëzonin rastet e krijuara. Pas ndeshjeve të para, në krye të Grupit E qëndron River Plate me 3 pikë.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes afrikano jugorët e Mamelodi Sundowns arritën një fitore historike, të parën në Botërorin e Klube (të gjithë historinë), pasi mposhtën 1-0 Ulsanin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme