Botërori i Peshëngritjes/ Carja e artë në Peru, thyen tre rekorde evropiane për të rinjtë

Evente Sportive | 2 vite më parë

Nata mes të premtes dhe të shtunës ishte magjike për peshëngritjen kuqezi pasi në një arenë të rëndësishme siç është Botërori i Peshëngritjes për moshat deri në 17 vjeç, i cili po mbahet në kryeqytetin e Perusë, Lima, ka shkëlqyer peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja.

Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton medalje ari për të rinjtë në një kompeticion të tillë, me Carjan që është futur në histori. Peshëngritjsa ka dominuar në pedanë duke festuar titullin kampione bote duke vendosur tre rekorde europiane.

Carja fitoi medalje ari në peshën deri në 64 kg, por mori edhe medalje të bronztë në stilin e shkëputjes pas dy sportisteve nga Kina.

Në stilin e shkëputjes Carja ngriti 98 kg, duke përmirësuar edhe rekordin europian me 1 kg. Në shtytje sportistja nga Elbasani ia doli të ngrinte 115 kilogramë dhe me shumën totale 213 kilogramë në dygarësh u shpalle kampione bote.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme