Botërori: ndeshja e parë në 23 gradë, ajri i kondicionuar nuk

Ajri i kondicionuar mund të dëgjohet në tribunat brenda stadiumit Al Bayt, i ndërtuar në ngjashmërinë e një tende beduinësh, por nuk ndikon aq shumë, vetëm një frymë e vogël pak më e ftohtë se 23 gradët e regjistruara në Al Khor, 50 km nga Doha, në mes të shkretëtirës, në fillimin e ndeshjes hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit. Sot, si për të festuar fillimin e Kupës së Botës, që shumë veta e kundërshtuan edhe për klimën, Doha u zgjua e përfshirë nga një erë e fortë nga shkretëtira, me rërën që bllokonte dritën si një re e madhe.
Maksimumi i regjistruar në mes të ditës ka qenë 28 gradë. Në ditët në vijim moti do të shfaqë diell të plotë dhe temperaturë maksimale 33 gradë në mes të ditës. Për ndeshjet që luhen në orën 13:00 me orën lokale ose 16:00, klimatizimi do të jetë i mirëpritur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



