Brazil, zbulohet substanca misterioze që Casemiro i vendosi në

Uncategorized | 4 vite më parë

Suksesi i arritur nga Brazili ndaj Koresë së Jugut ka krijuar entuziazëm, por edhe disa polemika. Pamjet televizive në fakt kanë treguar një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që përfshinte Casemiro dhe Neymar.

Pamjet televizive tregojnë mesfushorin e formacionit të trajnerit Tite gjatë ndeshjes kundër kombëtares aziatike  diçka në vrimat e hundës së shokut të skuadrës. Dikush u përpoq të debatonte, por misteri u zbulua shpejt. Ditët e fundit Neymar kishte pasur grip dhe vështirësi në frymëmarrje. Casemiro thjesht i vendosi një ilaç tek hundët e shokut të skuadrës për të përmirësuar frymëmarrjen e tij. Gjatë të njëjtës ndeshje, Raphinha përdori të njëjtin ilaç për të marrë frymë më mirë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme