Brazil-Zvicër, në kërkim të fitores së dytë

Uncategorized | 4 vite më parë

Në gjueti për kalimin nër raundin e 16-shes. Brazili, pasi mundi Serbinë 2-0 në debutim me dopietën e Richarlison, është në kërkim të një goditjeje kundër Zvicrës në ndeshjen e planifikuar për të hënën më 28 nëntor në orën 17:00 në Stadium 974 në Doha. Një ndeshje jo pa gracka për selecaon, duke qenë se zviceranët, pavarësisht paraqitjes jo veçanërisht brilante, mundën Kamerunin 1-0 në ditën e parë.

Për më tepër, selecao është në ankth për kushtet e Neymar, i cili pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës me përfshirjen e ligamenteve në ndeshjen kundër Serbisë. Tite llogarit që të ketë sërish në dispozicion  yllin e Paris Saint-Germain në fazën e 16-shes, por rreziku për sulmuesin është që Botërori i tij tashmë ka përfunduar.

Nga ana tjetër, Yakin duhet të konfirmojë skuadrën fituese në debutim ndaj Kamerunit, duke e nisur sërish nga 4-2-3-1.

BRAZIL-ZVICËR

Brazil (4-2-3-1): Alisson; Dani Alves, Thiago Silva, Marquinhos, Alex Sandro; Paquetà, Casemiro; Rapinha, Rodrygo, Vinicius; Richarlison. Trajner: Tite

Zvicër (4-2-3-1): Sommer; Ëidmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Soë, Vargas; Embolo. Trajner: Yakin

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme