Brazili bëhet gati për të hedhur kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Formati i ri i Botërorit të Klubeve duket se ka intriguar disa shtete, të cilat kanë shprehur publikisht dëshiran për ta mirëpritur. I tillë është Brazili, i cili nëpërmjet kreut të Federatës Braziliane të Futbollit i ka shprehur Gianno Infantino-s dëshirën për të organizuar Botërorin e Klubeve 2029.

Samir Xaud në takimin me numrin një të FIFA-s, Infantino dhe sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, u bëri me dije se Brazili kërkonte që të ishte vendi organizator i edicionit të radhës së Kupës së Botë për Klube.

“Infantino u gëzua prej propozimit që i bëra. Ai më tha se ishte i mundur dhe se do të punonim bashkë për ta realizuar”, tha Xaud. Sa i përket infrastrukturës Brazili është gati për organizimin e një eventi si ky pasi në 2014 priti Kupën e Botës ndërsa pas dy ditesh do të organizojë edhe Botërorin e futbollit për femra.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme