Bregu: Sfida e protestës është si të kthehet në energji politike

Aktualitet | 3 muaj më parë

Pedagogu Zylyftar Bregu deklaroi se protesta e zhvilluar në vend ka sjellë një energji të re qytetare, por sfida kryesore tashmë është se si kjo revoltë do të shndërrohet në ndikim politik.

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Albana Dudushi” në RTSH, Bregu u shpreh se protesta ka arritur të demonstrojë një reagim shoqëror që, sipas tij, mungonte deri tani në shoqërinë shqiptare.

Ai shtoi se kjo energji ka ndikuar edhe te mënyra e sjelljes së personave të veshur me pushtet. Sipas tij, protesta ka krijuar një lloj shqetësimi te ata që mbajnë poste drejtuese.

“Mendoj që protesta ka arritur deri tani disa gjëra shumë të mira pozitive disa nga të cilat këtu u thanë.  Është një energji revolte që shoqëria shqiptare deri tani nuk e kishte demonstruar dhe e demonstroi dhe bashkohem këtu me Fitimin që thotë në një farë mënyre unë dëgjoj gjatë ditës episode të çuditshme të atyre që ishin të veshur dhe që janë të veshur me pushtet që silleshin ndryshe para protestës dhe sillen ndryshe edhe në jetën e përditshme gjatë protestës. Pra, në një farë mënyre protesta i ka trembur pak. Po se janë episode pak banale, po tregojnë mentalitetin e njerëzve që janë të veshur me pushtet, por janë episode pak banale, kështu që s’ja vlen t’i t’i tregoj këtu”, u shpreh Bregu.

Bregu theksoi se tashmë protesta ndodhet përballë dy pikëpyetjeve kryesore: vijimësisë së saj dhe mënyrës se si energjia e krijuar do të shndërrohet në një forcë politike.

Sipas Bregut, një nga mundësitë është që forcat politike jashtë mazhorancës, përfshirë edhe lëvizje si “Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet”, të përfitojnë nga kjo energji qytetare për të forcuar pozicionin e tyre politik.

“Pra, e ka arritur gjënë kryesore. Tani vijmë, jemi në pikën, mendoj unë, në dy tre momente të rëndësishme. E para, a do vazhdojë a s’do vazhdojë, siç shtrohet këtu, sepse numrat për shkaqe të arsyeshme janë të vegjël. Energjia wshtw e madhe numrat janw tw vegjwl.  E dyta: kjo energji revolte, a do të kthehet në një energji politike? Dhe nëse do të kthehet në një energji politike, si do të kthehet? Si do të konvertohet?

Rrugët janë disa. Një mundësi mund të jetë që partitë që janë në arenën politike, rreth e rrotull, bashkë me lëvizjen “Bashkë”, “Shqipëria Bëhet”, ku di unë, të cilat janë deri diku aktive rreth protestës, të mund të përfitojnë pak nga energjia e revoltës për të fuqizuar veten politikisht.

Më duket se deri tani nuk po e bëjnë këtë gjë. A nuk i lënë protestuesit, apo këto parti, nuk kanë një skenar, një filozofi, një teknologji për ta marrë pak nga energjia e protestës? Këtë nuk dimë ta themi akoma. Por, deri tani, më duket sikur nuk kanë ndonjë marrëdhënie të qartë me të”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme