Britani, në javën e parë mbi137 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19

Botë | 6 vite më parë

Zv/ministri i Shëndetësisë, Nadhim Zahawi tha se në 7 ditët e para në spitale janë vaksinuar 137.897 persona.

Në javën e parë të programit për vaksinimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Britani të Madhe janë vaksinuar më shumë se 137 mijë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësministri i Shëndetësisë, përgjegjës për punimet e vaksinimit, Nadhim Zahawi në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se në 7 ditët e para në spitale janë vaksinuar 137.897 persona.

Këtë shifër Zahawi, e ka cilësuar “me të vërtetë një fillim të mirë”.

Në këtë bëhet e ditur se nuk janë të përfshirë shifrat e punimeve të vaksinimit të kryera nga mjekët e familjeve që filluan të hënën.

Vaksina e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech filloi të zbatohet në Britani më 8 dhjetor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme