Britania e Madhe: Izraeli të tërhiqet nga jugu i Libanit

Botë | 5 muaj më parë

Ministrja britanike e Zhvillimit Ndërkombëtar, Jenny Chapman, ka bërë thirrje që Izraeli të tërhiqet nga jugu i Libanit, në mënyrë që familjet e zhvendosura nga tre muaj luftime të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Izraeli duhet të tërhiqet nga jugu i Libanit, absolutisht. Zhvendosja, e dimë kudo në botë, shkakton shqetësime të mëdha”, tha ajo për Reuters teksa vizitonte një shkollë ku po strehoheshin familje të zhvendosura.

“Prandaj duam të krijojmë kushtet e duhura që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë të sigurt, të mbrojtur dhe të kenë besim se mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre afatgjatë”, shtoi Chapman.

Kjo thirrje vjen në mes të përpjekjeve ndërkombëtare për të stabilizuar situatën në kufirin Izrael-Liban pas tre muajve të konfliktit që ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme