Britania e Madhe, SHBA dhe Holanda: Aktorë të lidhur Iranin po godasin disidentët përmes sulmeve kibernetike

Botë | 2 muaj më parë

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda deklarojnë se aktorë kibernetikë të lidhur me shtetin iranian kanë përdorur spyware për të targetuar disidentë, aktivistë dhe gazetarë.

Sipas një deklarate të përbashkët të publikuar nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë (NCSC), aktorët kibernetikë të lidhur me Iranin kanë përdorur familjen e spyware-it “Chosen Brick” për të vjedhur email-e, mesazhe dhe informacione të tjera të ndjeshme përmes fushatave spearfishing në platforma mesazhesh si WhatsApp dhe Telegram.

Ndër të targetuarit janë disidentë, aktivistë dhe gazetarë në mbarë botën, përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar, që perceptohen si kërcënim për Teheranin, thuhet në deklaratë.

NCSC theksoi se “Irani pothuajse me siguri përdor aktivitetin kibernetik për të mbështetur represionin e individëve që shihen si kërcënim ndaj regjimit.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme