Buchanan largohet nga Interi, bashkohet me Villarrealin

Spanjë | 2 vite më parë

Një vit pas ardhjes së tij, Tajon Buchanan largohet zyrtarisht nga Interi. Villarreal njoftoi pak minuta më parë përmes kanaleve të tij zyrtare ardhjen e anësorit kanadez në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 1 milion euro plus 13 në rast konfirmimi.

Njoftimi zyrtar për shtyp i klubit spanjoll. “Villarreal CF dhe FC Internazionale Milano kanë rënë dakord për huazimin e Tajon Buchanan, i cili do të luajë për verdhezinjtë deri në fund të sezonit aktual 2024/25.

Kontrata e transferimit përfshin një opsion blerjeje. Futbollisti kanadez ka kaluar ekzaminimin mjekësor nën Mbikëqyrja e ASISA-s Klubi do të njoftojë së shpejti edhe datën dhe orën e prezantimit zyrtar të Buchanan-it si lojtar verdhezi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme