Bujqësia në Vajkan të Fierit, fermerët po mbjellin kultivarë që u rezistojnë sëmundjeve

Sociale | 2 vite më parë

Duke shfrytëzuar kushtet e motit, fermerët kanë nisur mbjelljen e perimeve të fushës.

Fermeri Arben Delibashi në Vajkan të njësisë administrative Mbrostar në Bashkinë Fier ka nisur mbjelljen e domates së fushës kultivati rozalin që nuk kërkon pesticide.

3 ha tokë që zotëron fermeri i ka vënë në dispozicion të mbjelljes së perimeve ndërkohë që në 10 ha të tjera kultivon ushqim për blegtorinë.

Ai shprehet i kënaqur me prodhimin dhe me tregun. Prespektiva është që në  të ardhmen të zgjerojë sipërfaqet e mbjellja.

“Serat kam në plan t‘i shtoj. Ka momente që shtoj mirë, me valë është. Sivjet ka qenë dhe dimër i butë dhe çmimet nuk kanë qenë të larta”, tha fermeri.

Kryesisht prodhimet e perimeve në fushë të hapur shkojnë për tregun vendas, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre kryesisht e specit djegës shkon për eksport në vendet e rajonit.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme