Bundesligë: Bayern Mynih-Leipzig, ndeshja hapëse e sezonit të ri

Gjermani | 1 vit më parë

Një ditë para hedhjes së kalendarit të plotë, Federata Gjermane e Futbollit zyrtarizoi skuadrat për ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës.

Pas një viti pauze, Bayerni i Mynihut do të luajë ndeshjen hapëse te një sezoni të ri në Bundesligë. Siç njoftoi DFL të enjten në mëngjes, kampionët në fuqi do të presin RB Leipzig në “Allianz Arena” të premten në mbrëmje, më 22 gusht, në orën 20:30.

Skuadra saksone, e cila u rendit e shtata në tabelë kampionatin e kaluar, ka kaluar një sezon zhgënjyes dhe mbërrin në Mynih me Ole Werner si trajnerin e tyre të ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme