Burnley i shton konkurrencën Brojës, Jamie Vardy i bashkohet ekipit deri në fund të sezonit

Jamie Vardy është zyrtarisht një lojtar i Burnley-t. Skuadra e Nicky Hayen, ku miiton edhe Armando Broja, mendon se firma me 39-vjeçarin do të jetë përgjigja e duhur për problemet që ka treguar ekipi në sulm si dhe pritet që të plotësojë një repart, i cili u privua në ditët e fundit të merkatos nga shërbimet e Zian Flemming.
Sulmuesi britanik u rikthye si “free agent” në ishull pasi kontrata 1-vjeçare që kishte me Cremonese-s përfundoi në fund të muajit qershor.
Pas aventurës italiane Vardy do të rikthehet në Angli ku e pret një detyrë e vështirë pasi Burnley është në vendin e fundit (24) në Championship ku në 5 ndeshje ka grumbulluar vetëm dy pikë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




