Buxheti i rishikuar, Qeveria alokon me shumë para te pensionet për bonusin e fundviti

Ekonomi | 1 vit më parë

Qeveria ka rishikuar për herë të tretë buxhetin e shtetit për vitin 2025, duke vendosur të rrisë ndjeshëm fondin e bonusit të fundvitit për pensionistët.

Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fillimisht, fondi është rritur në 97 milionë euro, një rritje e konsiderueshme që synon të mbështesë rreth 756 mijë përfitues.

Shpërblimi parashikohet të ndahet sipas fushave të ndryshme: pensionistët me pension deri në 200 euro në muaj pritet të marrin një shumë më të lartë, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të përfitojnë më pak, sipas skemës së zbatuar vitin e kaluar.

Qeveria ende nuk ka përcaktuar ndarjen përfundimtare të shumave, por fondi i shtuar tregon përkushtimin për të mbështetur kategoritë më të prekura.

Ky rishikim i buxhetit synon që pensionistët të përfitojnë një mbështetje shtesë gjatë periudhës se festave te fundvitit.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme