Çelet konkursi pianistik, qindra të vegjël performojnë në Pallatin e Operas dhe të Baletit
Në ambientet e hollit koncertor të Teatrit të Operas dhe Baletit ka nisur për të dytin vit radhazi konkursi rinor pianistik Zhador Shopen për kategorinë ekstra.
Në këtë event marrin pjesë rreth 200 pianistë të vegjël të apasionuar pas muzikës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“Për të parë pasionin dhe avancimin tuaj,” tha Zhani Ciko, dirigjent.
Konkursi i cili zgjat dy ditë thekson elegancën dhe teknikën pianistike, dhe mundëson hapjen e dyerve të skenës ndërkombëtare për instrumentistët e rinj shqiptarë dhe nga rajoni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




