Censusi i shpendëve në Prespë: numri dhe larmia e specieve mbeten të qëndrueshme

Aktualitet | 10 muaj më parë

Në Parkun Kombëtar të Prespës është zhvilluar censusi vjetor i shpendëve dimërues, një proces i rëndësishëm monitorimi për vlerësimin e gjendjes së biodiversitetit dhe ekosistemit të liqenit. Sipas specialistëve, të dhënat paraprake tregojnë se numri i shpendëve dhe larmia e specieve mbeten të qëndrueshme krahasuar me vitin e kaluar.

Ornitologu Klajdi Duro u shpreh për RTSH: “Janë shifra të njëjta me vitin e shkuar, si në numër individësh ashtu edhe në specie. Përgjithësisht gjenden bajzad, disa specie rosash si ajo me çafkë ose ajo që quhet ‘katër sy’, të cilat janë specie më të rralla dhe me interes për studiuesit.”

Nga ana tjetër, ky census ka evidentuar edhe specie të rralla. Ekspertët theksojnë se censusi i shpendëve dimërues mbetet një mjet kyç për mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Prespës.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme