Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë/Ndeshjet e kthimit premtojnë spektakël  dhe emocione

Kupa e Shqipërisë | 8 muaj më parë

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Dy takimet e para janë programuar në orën 16:30. Partizani do të presë AF Elbasanin në “Arenën e Demave”. Të kuqtë kanë avantazh për të kaluar në gjysmëfinale pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.

Po të njëjtin rezultat 1-0 ka arritur edhe Vllaznia në transfertë ndaj Bylisit. Kuqeblutë do të presin Bylisin në “Loro Boriçi” me synimin për të siguruar kualifikimin.

Dy ndeshjet e tjera do të luhet në orën 19:30. Egnatia pret Teutën në shtëpi, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”, duke u afruar kështu te gjysmëfinalet.

Ndërsa Dinamo City do të përballet me Tiranën në stadiumin “Air Albania”. Blutë e Dinamos kanë bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin pas fitores 2-0 në takimin e parë.

Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë premtojnë spektakël dhe emocione, ku çdo skuadër do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend në gjysmëfinale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme