Çfarë fshihet pas Katarit, kampionët e Azisë “të ngujuar” prej

Uncategorized | 4 vite më parë

Kur Katari fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës në 2010 numëronte vetëm 1.8 milionë banorë. Ndërsa sot ditën kur do të shkelmojë i pari topin si “zot i shtëpisë” numëron rreth 3 milionë banorë. Një rritje e tillë ka ardhur si pasojë e emigrimit të shumë njerëzve në shtetin e vogël të pasur me naftë dhe gaz që tani do të njihet edhe për futboll.  

Diskret – Deri më tani dihet shumë pak nga Katari. Në fakt të gjithë ata që trajtojnë këtë lojë janë habitur nga mënyura si kanë operuar këtë vit drejtuesit e kombëtares në fjalë. Përveç se kanë preferuar që të luajnë miqësoret larg objektivit të kameras drejtuesit e Katarit praktikisht kanë “ngujuar” për gati 6 muaj lojtarët të cilët janë stërvituar në tre faza të ndryshme në Marbeja (Spanjë), Austri dhe më pas Malaga (Spanjë). Nga këto grumbullime ka zero imazhe, zero video dhe zero kontakte me botën përreth.

Blloku nga Al Sadd – Një tjetër e veçantë e ekipit të përgatitur nga Félix Sánchez është edhe ajo që tregon se janë plot 13 lojtarë të afruar që militojnë në radhët e ekipit Al Sadd. Dy portierët dhe e gjithë linja e mbrojtësve vjen nga radhët e ekipit në fjalë, i cili përgatitet nga një tjetër spanjoll Juanma Lillo.

“Arkitektët” – Puna e bërë ndër vite ka dhënë frytet e veta pasi tani Katari luan në Botëror me statusin e oragnizagtorit por edhe atë të kampionit të Azisë. Një ndihmë të madhe në këtë arritje e ka edhe Iván Bravo (drejtori i përgjithshëm i akademisë të futbollit “Aspire”). Një tjetër personazh që ka gisht në këtë arritje është edhe Roberto Olabe. Ky i fundit ka qenë drejtori i departamentit të zbulimit të lojtarëve në vitet 2012-2016. Aktualisht drejtori sportiv i Real Sociedad-it ishte ideatori i grumbullimit të lojtarëve shumë kohë më parë. Sipas tij që një grup të bënte përpara do t’i duhej si fillim që të ishte kompakt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme