Champions: Interi dhe PSG në finale, përfiton Olympiacos

Interi dhe PSG do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Ligës së Kampionëve, të planifikuar për tu luajtur në 31 maj në Mynih, por të dyja skuadrat tashmë kanë siguruar matematikisht kualifikimin në edicionin e ardhshëm të fazës së Ligës në Champions përmes pozicionit të tyre në kampionat.
Kujt do t’i jepet vendi i rezervuar për fituesin e Kupës 2024/25? Kualifikimi vendoset nga koeficienti individual i klubeve, pra performanca e çdo skuadre individuale në kompeticionet evropiane në pesëvjeçarin aktual, prandaj klubi me koeficientin më të lartë midis të gjithë kampionëve kombëtarë të federatave të renditur nga vendi 11 deri në 55 në renditje do të hyjë drejtpërdrejt në fazën e ligës të kompeticionit (fituesit e kampionatit në federata e renditura nga vendi 1 deri 10, të kualifikuar direkt).
Vitin e kaluar, klubi i parë që përfitoi nga ky rregull ishte Shakhtar Donetsk, ndërsa vitin e ardhshëm kampionët e Greqisë, Olympiacos janë në “pole position”, duke pasur koeficientin më të lartë mes të gjitha klubeve që aktualisht kryesojnë ligën në federatat e renditura nga vendi 11 deri në 55.
Pesë koeficientët e parë të kryesusve aktualë:
Olympiacos (GRE) – 56,500 (kampion)
Bodø/Glimt (NOR) – 49,000 (kampion)
Crvena Zvezda (SRB) – 44,000 (kampion)
Ferencvaros (HUN) – 39,000
Celtic (SCO) – 38,000
Skuadra skoceze Glasgow Rangers, aktualisht në vendin e dytë në kampionat, por me një koeficient më të lartë, mund të kërcënojë vendin e grekëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




