Champions, Kompany: Respekt për Realin e Madridit, por Bayerni zbret në fushë për të fituar

Sport | 7 muaj më parë

“Të gjithë do të jenë në dispozicion për nesër. Ne kemi metodat tona të përgatitjes dhe ka entuziazëm të madh përpara ndeshjes. Duam të fitojmë, të tregojmë se mund të ofrojmë atë që tifozët tanë presin nga ne. Sigurisht, i respektojmë kundërshtarët tanë, por kjo skuadër duhet t’i afrohet ndeshjes me besimin e nevojshëm për të fituar.”

Këto ishin fjalët e Vincent Kompany, trajnerit të Bayernit të Mynihut, duke folur në një konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bayerni fitoi 2-1 ndeshjen e parë në Bernabeu.

“Mund të kishim shënuar më shumë gola në ndeshjen e parë, njësoj si Real Madridi. Është e vërtetë që ata u përmirësuan në pjesën e dytë dhe ato 45 minuta mund t’u kenë dhënë besim. Por në pjesën e parë, patëm një ndjenjë të shkëlqyer dhe mendoj se mund të bëjmë akoma më mirë. Fitorja në Bernabéu të jep besim, por tani duhet të tregojmë në shtëpi se mund të luajmë edhe më mirë”, shtoi ai.

Së fundmi, Kompany komentoi për formën e Michael Olise: “Ai po luan në një nivel tepër të lartë. Jam i sigurt se një ditë do të bëhet një nga më të mirët, por për momentin, është në rrugën e duhur. Le të flasim për performancat e tij, ato që ka bërë gjatë 18 muajve të fundit dhe shpresojmë se do të vazhdojë kështu.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme