Champions League: 71 gola në 18 ndeshje, një javë rekord

UEFA Champions League | 1 vit më parë

Shtatëdhjetë e një gola në 18 ndeshje, është një Champions League spektakolare dhe mbi të gjitha rekordthyese që sapo ka përfunduar javën e tretë të fazës së grupit. Asnjëherë në historinë e kësaj gare, thekson UEFA, nuk janë shënuar kaq shumë gola, edhe pse formati i ri përmban dy ndeshje më shumë, me një grup të vetëm kundrejt tetë grupeve me nga katër ekipe secili.

Deri më tani, me formatin e ri “të gjithë kundër të gjithëve”, java e parë e sezonit 2025-26 dha 67 gola në 18 ndeshje, e njëjtë me javën e pestë të vitit të kaluar, pak më mirë se 64 të shënuar në javën e tetë të sezonit 2023-24.

Java më e frytshme e sezonit me 32 ekipe dhe 16 ndeshje ishte e parë e Ligës së Kampionëve 2000-2001 (me një ndeshje Milan-Beshiktash 4-1, një ndeshje Hamburg-Juventus 4-4 dhe një ndeshje Shakhtar-Lazio 0-3). Në raundin rekord të kësaj jave, gjashtë ndeshje paraqitën pesë ose më shumë gola: Chelsea dhe Liverpool shënuan nga pesë secila, PSV dhe Barcelona nga gjashtë dhe PSG shtatë. Tre ndeshje përfunduan 0-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme