Champions League e Azisë, Jasir Asani shënon 2 gola

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka shënuar 2 gola me fanellën e Esteghlalit në Ligën e Kampioneve të Azisë.

30-vjeçari ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në transfertën kundër Al Hussein, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 10-të. Në pjesën e dytë Asani, ka shënuar golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 për skuadrën e tij. Por këto 2 gola të sulmuesit shqiptar, nuk kanë mjaftuar që Esteghlali të fitojë sfidën, që përfundoi 3-2 për Al Hussein, që kualifikohet më tej.

Asani ngjitet në kuotën e 4 golave në Champions League të Azisë këtë sezon në 8 takime të luajtura me fanellën e Esteghlalit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme