Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

UEFA Champions League | 2 muaj më parë

Mbrëmja e fundit e Play-off-it të Champions League ka dhuruar edhe dy histori të tjera të bukura, pas asaj të azerëve të Sabah ditën e martë. Norvegjezët e Viking dhe sllovakët e Slovan Bratislavë janë dy “përrallat” e fundit të skenës së madhe të futbollit europian.

Viking u kualifikua pasi mundi Dinamo Zagreb të Arbër Hoxhës me rezultatin 3-1. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është autori i golit të vetëm të kroatëve në këtë ndeshje. Kualifikim historik në “League phase” të Champions-it për Viking.

Histori e ngjashme edhe për Slovan Bratislavë, që ka kaluar pas dy barazimesh në sfidat ndaj sllovenëve të Celje. Një gol i Martinez në minutën e 100-të u dhuroi kualifikimin sllovakëve, që iu bashkuan Fenerbahçe, Viking dhe AEK-ut, skuadrat e tjera që kaluan në fazën e grupeve mbrëmjen e fundit.

Shorti i Champions-it do të hidhet sot, në orën 18:00, kur do të përcaktohet kalendari i grupit unik. Ja si janë ndarë vazot në shortin e sotëm:

Vazo e parë: Bayern Munchen, Real Madrid, PSG, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcellona, Atletico Madrid

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Roma, Sporting Lisbon, Aston Villa, Porto, Manchester United, Bruges, Betis, PSV

Vazo e tretë: Feyenoord, Lille, Napoli, Leipzig, Villarreal, Shakhtar Donetsk, Galatasaray, Bodo/Glimt, Fenerbahce

Vazo e katërt: Slavia Praga, Slovan Bratislavë, Shtutgart, Como, Lens, Sabah, Lask, Viking, AEK


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme