“Champs Elysees”, e mbyllur për finalen Francë-Argjentinë

Uncategorized | 4 vite më parë

Përafërsisht 12,800 policë dhe xhandarë janë mobilizuar në Francë për të shtunën për të garantuar mbrojtjen e rendit publik në kuadër të ndeshjes Kroaci-Marok në Kupën e Botës në Katar dhe 14,000 të nesërmen, të dielën, për finalen e madhe mes Francës dhe Argjentinës. Sipas policisë transalpine, e cila sot i prezantoi projektin ministrit të brendshëm, Gerald Darmanin, marrëveshja është më e madhe se ajo e gjysmëfinales Francë-Marok të mërkurën (me 10 mijë agjentë).

Të shtunën, Avenue des Champs-Elyse’es, rruga e madhe simbolike e Parisit midis Place de la Concorde dhe Arc de Triomphe, do të mbetet e hapur për trafikun, ndërsa të dielën do të jetë tërësisht e mbyllur dhe e pedonalizuar. Vetë Darmanin kujtoi se në vitin 2018 rreth 600,000 njerëz u mblodhën në Champs Elysees për të festuar yllin e dytë të ‘Bleus’. Për finalen, të dielën, prefektura e policisë së Parisit pret 2750 oficerë të dislokuar në kryeqytet, kundrejt 2000 të së shtunës së kaluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme